Kryetari Latifi mbajti takim me pronarët e arave-shtëpive që janë afër prockës që ndanë fshatrat Krushë e Madhe dhe Celinë

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka mbajtur takim me pronarët e arave-shtëpive që janë afër prockesë që ndanë fshatrat Krushë e Madhe dhe Celinë. Në takim ishin të pranishëm edhe Afrim Dina, kryesues i Kuvendit, Afrim Oruqi drejtor i Drejtorisë për Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronë, Besnik Hoti drejtor i Drejtorisë për punë Inspektuese, Berat Duraku drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Të pranishëm në takim ishin edhe kuvendarët, Artan Zenuni nga Krusha e Madhe, Faton Ramadani nga Celina dhe Selami Hoti, kryetar i Këshilli të Fshatit Krushë e Madhe dhe Muhamet Ramadani, kryetar i këshillit të fshatit Celinë. Gjatë takimit Kryetari Latifi i ka njoftuar pronaret për matjet gjeodezike në teren para se të fillohet me zbatimin e projektit të rëndësishëm për banoret e të dy fshatrave dhe siç ka thënë ai, përfundimisht të largohet rreziku nga përmbytjet e cila vjen nga kjo prockë problematike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …