Kryekuvendari Kadri Veseli, thotë se opozita nuk ka guxim të ngritë votëbesim për rrëzimin e Qeverisë

Kryekuvendari Kadri Veseli, thotë se opozita nuk ka guxim të ngritë votëbesim për rrëzimin e Qeverisë

Pozita dhe opozita janë ballafaquar verbalisht gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Fillimisht, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e qartë se Kosova është duke u qeverisur nga një koalicion i pakicës. Ajo ka thënë se pozita duhet ta kuptojë se janë pakicë dhe nuk mund ta hedhin fajin tek opozita. “Kërkesat që do të duhet të votohen në orën 17:00 është veç sa për t’u dukur që Kuvendi është funksional. Kjo po i zhvlerëson deputetët sepse ata nuk janë vetëm për të votuar. Ne nuk pajtohemi me këtë propozim. Qëndrimi i Vetëvendosjes është që të shkohet në zgjedhje sepse ju nuk i keni numrat”, ka thënë Haxhiu gjatë seancës plenare. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili ka thënë se opozita nuk ka guxim të ngritë votëbesim për rrëzimin e Qeverisë. Veseli ka thënë se nuk ka opozitë më të dobët, e cila sipas tij nuk guxon të marrë këtë iniciativë.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …