MINISTRI LEKAJ DHE KRYETARI SUMA, NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka pritur në një takimi kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti me rëndësi për banorët e kësaj komune. Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Hanit të Elezit, ka të bëjë me realizimin e projektit të rrugës Dermjak-Nesalc, ndërsa vlera e realizimit të këtij projekti kap vlerën prej 450 mijë eurosh. Ministri Lekaj dhe kryetari Suma, biseduan edhe për një sërë projektesh infrastrukturore për Hanin e Elezit, e të cilat kërkojnë vëmendjen e Ministrisë së Infrastrukturës, ku ministri Lekaj i premtoi kryetarit Suma, se brenda mundësive buxhetore dhe ligjore kjo komunë do të përkrahet në projektet e saj infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …