Kryetari Jashari priti në takim përfaqësues nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve. Kryetari Jashari njoftoi AKP-në, që pronat të cilat janë në interes të zhvillimit të Komunës, të përjashtohen nga procesi i shitjes në mënyrë që t’u jepet mundësia për kthimin e tyre në pronë komunale. Përfaqësuesit nga AKP-ja falënderuan Kryetarin Jashari për pritjen dhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …