Kryetari Haliti ka vizituar mësimdhënës të cilët janë duke ndjekur seminarin për zbatimin e kurrikulës se re

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti, kanë vizituar mësimdhënës të mësimit klasor të cilët janë duke ndjekur seminarin për zbatimin e kurrikulës se re. Përndryshe ky seminar ka filluar të mbahet të dielën dhe pritet të zgjasë pesë ditë. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi ndër tjerash ju ka thënë mësimdhënësve se do t’i mbështes ata në këtë procese. Kurse drejtoresha Emini, potencoi se ajo ka besim se mësimdhënësit do të aftësohen në zbatimin e drejtë të kësaj kurrikule për nxënësit vitias të klasave të para pasi që zbatimi i saj do të filloj në muajin shtator të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …