Vetëvendosje denoncon përpjekjet e klerikëve serb për përvetësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Mal të Zi

Vetëvendosje denoncon përpjekjet e klerikëve serb për përvetësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Mal të Zi

Lëvizja Vetëvendosje denoncon përpjekjet e klerikëve serb në Mal të Zi, të cilët po tentojnë të përvetësojnë trashëgimin kulturore e historike shqiptare. Amfilohije dhe klerikë të tjerë kanë planifikuar mbajtjen e liturgjisë në rrënojat e qytetit ilir e më vonë arbëror, Shasit, me pretendimin provokativ se shqiptarët janë myslimanë, e rrënojat e kishave në Shas i përkasin pra sipas tyre, kishës serbe.

“Vetëvendosje e denoncon përpjekjen e klerikëve të kishës serbe, përkatësisht peshkopit Amfilohije Radoviq, për të përvetësuar trashëgiminë kulturore e historike shqiptare. Amfilohije dhe klerikë të tjerë kanë planifikuar mbajtjen e liturgjisë në rrënojat e qytetit ilir e më vonë arbëror, Shasit, me pretendimin provokativ se shqiptarët janë myslimanë, e rrënojat e kishave në Shas i përkasin pra sipas tyre, kishës serbe. Ky esencializim i shqiptarëve është si provokativ ashtu edhe i papranueshëm. Pjesë e identitetit historik dhe aktual shqiptar janë edhe trashëgimitë materiale e shpirtërore të tre religjioneve që kanë patur dhe ende kanë shqiptarët, pra katolicizmit, ortodoksisë dhe myslimanizmit, përfshi këtu edhe vëllazëritë sufiste, si bektashinjtë etj. Xhamitë, teqet, kishat, tempujt, qofshin ato ende në përdorim, apo rrënoja të lashtësisë, janë ndërtuar nga shqiptarët e paraardhësit e tyre, dhe i kanë shërbyer po atyre. Andaj çdo pretendim për t’i paraqitur ato si pronë a trashëgimi e një kombi tjetër, është e papranueshme dhe anti-historike. Është veçse një tentativë për t’i paraqitur shqiptarët si ardhacakë, pa trashëgimi e kontribut historik vetjak. Ne i bashkangjitemi protestave të banorëve të Shasit, Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit, dhe kërkojmë që qeveria e Malit të Zi, por edhe ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë të mos lejojnë provokime e përvetësime të tilla të trashëgimisë sonë kombëtare”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …