leoni

Marko Gjuriq kërcenon: Lironi pesë serbët e arrestuar ose ne indërprejmë bisedimet për një kohë të gjatë

Marko Gjuriq: Pesë serbët e arrestuar ishin kundër formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës

Zyrtari serb, Marko Gjuriq ka deklaruar se pesë serbët e arrestuar ishin kundër formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Sipas tij, këta persona duhet të lirohen, ose në të kundërtën është kërcënuar se Beogradi nuk do të vazhdojë dialogun me Prishtinën. Aksioni i Policisë së Kosovës është ndërmarrë me urdhër të gjykatës kompetente në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve nga njësitet relevante të këtij institucioni. Policia ka demantuar disa media serbe, se gjoja aksioni i Policisë është ndërmarrë kundër ish-pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, për shkak të largimit të tyre. Në anën tjetër, Marko Gjuriq ka kërkuar që pesë personat e arrestuar, të cilët ai i ka përmendur edhe me emra, të lirohen deri në mbrëmje, ose do të ndërpritet dialogu në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …