Pesë serbë janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshim se u kanë bërë presion pjesëtarëve të këtij komuniteti, të braktisin radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka burgosur pesë persona për shkak të dyshimeve të bazuara se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Shtetit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar, kërcënimet që po dyshohen se po bëhen ndaj familjeve të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb. Ai thotë se institucionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë kanë përmbushur detyrën e tyre, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për cenim të sigurisë dhe rendit”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …