leoni

Prezantohet projekti “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj  

Gjatë ditës së martë në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është bërë prezantimi i projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt ky tejet i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt. Ky prezantim është bërë para biznesmenëve ferizajas, arkitektëve, por edhe inxhinierëve të cilët ishin prezent në këtë takim. Fillimisht drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, para të pranishmeve këtë projekt e ka quajtur si tepër të rëndësishëm me vet faktin se do të bëj edhe “Bashkimin e Qytetit”, si një ndër projektet më madhore të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. “Tash jemi në fazën e fundit ku kemi filluar edhe me tenderimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Komunën e Ferizajt, njëri nga premtimet e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, projekt i cili parasheh nënkalimin për vetura nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” deri tek rruga “Madeleine Albright”. Gjithashtu ky projekt parasheh vazhdimin e nënkalimit ekzistues nga rruga afër postës deri në rrugën “Emin Duraku”. Ky projekt është i një rëndësie tepër të veçantë pasi që do të bëj transformimin urban të qytetit të Ferizajt, do të mundësoj lëvizjen e lirë dhe më të shpejtë të veturave në qytetin e Ferizajt dhe do të ngrit sigurinë e lëvizjes së këmbësorëve në qendër të Ferizajt”, ka thënë drejtori Bytyqi. E nga ana tjetër, Arsim Murseli nga kompania “Infraplus”, njëherit kryetar i Këshillit Konsultativ Profesional të fushës së urbanizmit, këtë projekt e ka quajtur tepër ambicioz për qytetin e Ferizajt, me vet faktin se do të realizohet një projekt tejet madhor për qytetin tonë. “Ky do të jetë projekti më i madh në historinë e qytetit tonë, mirëpo i cili ka edhe një rëndësi të veçantë për qytetin tonë, pasi që siç e dimë qyteti jonë nuk është shumë funksional për momentin dhe kryetari Aliu, ka shpreh dëshirën që të merr një iniciativë që do ta përmirësojë këtë gjendje. Sfida e tij kryesore ka qenë “Bashkimi i Qytetit”, mirëpo me një projekt të tillë nuk do të arrijmë të bashkojmë qind për qind qytetin, por me një fluks shumë të madh do ta lehtësojmë lëvizshmërinë në qytetin tonë”, ka thënë Murseli. Prezantimin e këtij projekti e ka bërë edhe përfaqësuesi tjetër i kësaj kompanie Selim Hyseni. U bë e ditur se shpallja e këtij tenderi do të bëhet me datën 20 korrik, ndërsa ka një kosto prej 6 milion euro dhe është projekt 2 vjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …