Në emër të luftëtarëve të Pejës, pjesëmarrës në luftën e Loxhës, Ardet Zekaj, ka kontestuar filmin dokumentar “Lufta e Loxhes” , duke thënë se ky film nuk pasqyron të vërtetën. Ish-luftëtari i UÇK-së, Ardet Zekaj, thotë se “filmi dokumentar ‘Lufta e Loxhes’ është i papranueshëm, sepse nuk e kanë dokumentuar të vërtetën dhe nuk i kanë pasqyruar ngjarjet siç ishin”. “Duke mos i dokumentuar ngjarjet siç kanë qenë ky dokumentar shkel të vërtetën dhe si i tillë shtrembëron historinë, histori e cila nuk është e ndershme të mësohet e rrejshme”, ka thënë Zekaj, i cili ka saktësuar se “qe nga 9 korriku 1998 deri më 15 gusht 1998, mbrojtje Loxhës i kanë bërë 61 djem të Pejës, dhe sulmet e ashpra kanë filluar më 11 korrik 1998, kurse në këtë dokumentar në asnjë moment nuk përmendet kjo”. “Në emër të luftëtarëve të Pejës, pjesëmarrës në luftën e Loxhës, apelojmë të tërhiqet ky dokumentar, ose t’i dokumentojnë ngjarjet ashtu siç ishin ose të mos thirren në Luftën e Loxhës, përndryshe si i tillë ky dokumentar është mashtrim dhe jo i vërtetë”, thuhet në apelin që ka bërë Zekaj, në emër të luftëtarëve të Pejës, në Luftën e Loxhës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …