Zëvendësministri Xhemajlaj mori pjesë në takimin e bordit të Programit të Tregut Aktiv të Punës 2

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj ka marrë pjesë në takimin e bordit të Programit të Tregut Aktiv të Punës 2, i cili u mbajt në UNDP. Ky projekt vijoi punën e projektit origjinal, Programi i Tregut Aktiv të Punës për të rinjtë, që operoi prej viteve 2005 deri më 2014. Me këtë rast, zëvendësministri Xhemajlaj tha se me Strategjinë e re Shtetërore për ri-integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2018-2022, ri-integrimi ekonomik i personave të kthyer në tregun e punës është vendosur si objektiv i veçantë në këtë Strategji. “Në kuadër të zbatimit të kësaj Strategjie, ne kemi ndërmarrë veprimet tona për transferim të buxhetit të punësimit dhe vetëpunësimit nga MPB në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin me MPMS dhe UNDP edhe në vitet në vijim”, tha zëvendësministri Xhemajlaj. Ai shtoi se qëllimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është të arrihet përmbushja e objektivave të përcaktuara me strategjitë dhe legjislacionin në fuqi, për të ofruar kushte për një jetesë më të mirë për qytetarët e Kosovës që riatdhesohen nga shtete të ndryshme. Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se objektiv i Ministrisë që udhëheqë ai, është përmirësimi i punësueshmërisë në vend dhe se projektet e përbashkëta bashkërisht me UNDP kanë ndikuar në realizmin e këtij objektivi kryesor që ka kjo Ministri. Programi i Vetëpunësimit është një nga masat aktive të tregut të punës të projektit një fjalë, nën menaxhimin dhe operim të përbashkët mes UNDP-së dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …