Është mbajtur debat publik për planin tre vjeçar zhvillimor komunal të arsimit në Deçan

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, është mbajtur Debat Publik për planin tre vjeçar zhvillimorë komunal të arsimit në Deçan. Të pranishëm në këtë takim ishin drejtor shkollash, mësimdhënës, përfaqësues të prindërve si dhe qytetarë të cilët panë nga afër punët që po bëhet në këtë draft plan zhvillimor nga komisioni i ndërtuar nga Asambleja Komunale. Të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili ndër të tjera u zotua për përkrahje të proceseve që lidhen me sistemin arsimor në komunë,duke përfshirë edhe përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Ramosaj potencoi ndërtimin e disa shkollave të reja, hyrjen në planin e renovimit të disa shkollave ne projektin e Efiçieces së Energjisë si dhe shprehu përkrahje dhe falënderim për punën e komisionit komunal në hartimin e këtij plani shumë të rëndësishëm për komunë e Deçanit. Edhe drejtori komunal  i arsimit Qazim Maloku, që po ashtu është pjesë e këtij komisioni, kërkoi nga të pranishmit sugjerime, mbështetje dhe angazhim në plotësimin e këtij dokumenti nga faktorët relevant, siç janë komuniteti arsimor dhe ai publik. Moloku ndër të tjera falënderoi kryetarin e komisionit Hysen Balaj dhe anëtarët tjerë të këtij komisioni Enver Osdautaj, Sylejman Lokaj,  Sanije Thaqi, Fatjeta Ramaj, Gjylshahe Haklja dhe  Xhevat Bozhdaraj  për punën dhe përkushtimin e treguar në hartim të këtij plani. Ky plan pas këtij debati pritet të marrë formën përfundimtare në asamblenë komunale në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …