Nga fshati Dardani nis projekti i eliminimit të deponive të mbeturinave të ngurta

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, me nismën e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka nisur implementimin e projektit të eliminimit të deponive të mbeturinave të ngurta në gjithë territorin e Ferizajt. Ky aksion ka filluar nga fshati Dardani i Komunës së Ferizajt dhe do të vazhdoj edhe në zona tjera në fshatrat dhe qytetin e Ferizajt. Në inspektim nga afër të këtij aksioni morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe zyrtarë nga kompani publike. Ky projekt po realizohet për të mundësuar mjedise të pastra, mirëmbajtje të zonave përskaj rrugëve lokale si dhe shmangie të rreziqeve që mund të shkaktojnë këto mbeturina të ngurta për aksidente dhe përmbytje. Ekipet e kompanive publike të angazhuara në këtë aksion janë në terren vazhdimisht në evidentimin e zonave ku gjenden këto deponi, dhe largimin e tyre. Ky aksion po zhvillohet në kuadër të politikave mjedisore lokale që paraqesin zotimin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për mbrojtjen e mjedisit. Autoritetet lokale apelojnë tek qytetarët që të mos hedhin mbeturinat në hapësira publike , si dhe të denoncojnë rastet ku hasin në ndotjen e mjedisit, përkatësisht hedhjen e mbeturinave në mbrojtje të mjediseve të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …