Lutfti Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Gjilanit, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij ka ndryshuar, dhe se tash kërkohen zgjedhje të reja parlamentare para fillimit të dialogut. “Kërkesa e LDK-së ka evoluar, duam zgjedhje politike para dialogut. Për kryesinë e LDK-së legjitimiteti i dialogut po vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar Haziri. Ai thënë se në çdo tryezë të partive politike zgjedhjet kanë dalë si një prioritet. “Sa herë që jemi ulë në tryezat e organizuara nga partitë politike, zgjedhjet kanë dalë prioritet, e tani të mos flasim për zgjedhje nuk është në rregull”, tha ai. Sipas tij, LDK-ja ka synim për të marrë pushtetin vetëm me zgjedhje dhe është logjike të kërkoj zgjedhje. “Ne si LDK, nuk kemi asnjë kërcënim tjetër përpos me zgjedhje të marrim pushtetin”. I pari i Gjilanit ka thënë se legjitimiteti në pikëpyetje i dialogut, duhet të shqetësoj institucionet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …