Një ditë më parë në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundim se prokurori Cama doli me pasuri problematike e të pajustifikuara. Edhe pse prokurori rezulton bashkëpronar i vetëm një apartamenti në Tiranë, i një dyqani dhe një automjeti, deklaratat dhe të ardhurat për blerjen e tyre u cilësuan nga vettingu si kontradiktore. Fillimisht, prokurori e ka deklaruar blerjen e apartamentit me vlerë 3 milionë lekë, ndërsa në kontratën e shitblerjes rezulton të jenë investuar 34 mijë dollarë. KPK-ja zbuloi se probleme kishte edhe në blerjen e një garazhi, i cili në fakt rezulton të jetë dyqan. Por, pika që rëndon më tepër për prokurorin Cama ka lidhje me raportin sekret të DSIK-së, që pas deklasifikimit hedh hije dyshimi mbi njeriun e drejtësisë. Sipas KPK-së, prokurori Adriatik Cama ka pushuar hetimet për një kontrabandist në vitin 2005 në Lushnje, së bashku me një prokuror tjetër, vendim për të cilin është paguar.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …