Haradinaj bënë të ditur se janë kthyer drejt Shqipërisë edhe personat e fundit që ishin në Parkun Inovativ të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se liberalizimi i vizave është çështje javësh

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka bërë me dije se çështja e liberalizimit të vizave është çështje javësh. Ai ka deklaruar se më nuk është në pyetje procesi nëse do të ketë apo jo liberalizim, por sipas tij tani çështja është se kur do të ndodhë, para pushimeve ose pas pushimeve verore. Kryeministri ka treguar se pritjet janë që rekomandimi i Komisionit Evropian të ndodhë para pushimeve verore. Haradinaj në këtë konference për media ka folur edhe për fazën finale të dialogut me Serbinë. Ai ka bërë të qartë se udhëheqës i delegacionit duhet të jetë kryetari Thaçi. Ai ka thënë se tani është një klimë më e mirë edhe te opozita për t’iu bashkuar procesit të dialogut. Këto komente Haradinaj i ka bërë një konferencën për medie pas kthimit nga Samiti i Londrës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …