leoni

KMDLNJ

KMDLNj thotë se mosliberalizimi i vizave është për shkaqe politike, e jo se nuk janë përmbushur kriteret

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një njoftimi për media thekson se mosliberalizimi i vizave është për shkaqe politike, e jo se nuk janë plotësuar kriteret. KMDLNj thekson se qytetarët e Kosovës po mbesin pezull dhe në gërshërë midis bashkësisë ndërkombëtare që e vendosë realisht se kur do të liberalizohen vizat dhe e cila vazhdimisht vë kërkesa të reja ndaj politikanëve kosovarë që fatin e tyre të mbijetesës politike e lidhin me liberalizimin e vizave. KMDLNj thekson se për dallim nga shtetet tjera, që në planin e përmbushjes së kritereve dhe forcimit të demokracisë përmes shtetit të së drejtës kanë pasur lehtësime dhe kritere më të buta, Kosovës i janë vendosur kritere që nuk i ka pasur asnjë vend apo shtet i rajonit siç ishte demarkacioni, bisedimet me Serbinë, Gjykata Speciale dhe kritere të tjera. Sipas Këshillit, vendet e rajonit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe sidomos Bosnja dhe Hercegovina nuk qëndrojnë asgjë më mirë se Kosova në përmbushjen e standardeve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …