Është mbajte dëgjim publik në Deçan

Përfaqësues institucional të komunës së Deçanit, përfaqësues nga GIZ, CEAE, GAC, BK-CONCULTING, KIWER, grupi punues  komunal për menaxhim e mbeturinave dhe qytetarë  të  shumtë, kanë marrë pjesë në dëgjimin publik ku dhe është bërë prezantimi  i  Planit të Menaxhimit të Mbeturinave 2017-2021, i cili në mënyrë të veçantë specifikon zgjidhjet për organizimin dhe menaxhimin e mbeturinave në zonat urbane dhe rurale si dhe implementimi i planit operativ 2017-2021. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, falënderoi organizatat për bashkëpunim, grupin punuese të cilët kanë punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm për finalizim të këtij dokumenti duke shtuar se, unë si  kryetra i komunës së Deçanit do të isha njeriu më i lumtur që ky projekt të realizohet në përpikëri dhe Deçani meriton të jet qytet ekologjik siç i ka hije. Ndryshe rekomandimet e dala nga ky dëgjim publik, njëkohësisht edhe në dëgjimin e dytë i cili do të mbahet së shpejti do të inkorporohen në këtë dokument dhe në fund të këtij muaji ky dokument do të diskutohet në asamblenë komunale ku pritet të marrë edhe miratimin e Asamblistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …