Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës i kryesuar nga drejtori i bordit Hamdi Malushaj u pritën në takim nga përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji, të kryesuar nga Afrim Ajvazi me bashkëpunëtor. Ky takim kishte për qëllim informimin më të detajuar lidhur me rolin e zyrës së rregullatorit dhe më konkretisht me procedurat e aplikimit për licenca në fushën e energjisë së ripërtritshme, në mënyrë që Oda të i informojë bizneset e interesuara për të investuar në këtë fushë.
Malushaj theksoi se OAK po bënë më shumë se një vit që është themeluar dhe e konsideron shumë të nevojshme krijimin e bashkëpunimit me ZRRE, kjo pasiqë në OAK së shpejti do të krijohet edhe sektori i energjisë. Ajvazi theksoi se ZRRE vepron që nga viti 2004 dhe se ndër detyrat kryesore të tyre kanë të bëjnë me caktimin e tarifave, rregullimin e tregut të energjisë , monitorimin e funksionimit të këtij tregu, shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve, licencimin e aktiviteteve të energjisë e dhënien e lejeve për ndërtimin e gjeneratorëve të rinjë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe biznesi anëtar Bylmeti së bashku me një partner nga Holanda, të cilët janë të interesuar që të realizojnë një projekt që ka të bëjë me ngritjen e impianteve me biomasë. Gjatë këtij takimi, ata u informuan më detajisht lidhur me procedurat dhe kohëzgjatjen e aplikimit për licencë, ku patën rastin që të parashtrojnë pyetjet konkrete lidhur me çështjet që u interesojnë.
Në fund të këtij takimi, përfaqësuesit e ZRRE shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Odën për çdo kërkesë të bizneseve anëtare, në fushat që ata kanë interes. ë këtë takim morën pjesë: Drejtori i bordit Hamdi Malushaj, zyrtaret e OAK-së Qendresa Ibrahimi dhe Mirjeta Shala, pronari i Bylmetit, Afrim Berisha dhe partneri Wim Maaskant.