Visar Ymeri

PSD-ja filloi mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme më 16 korrik

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka bërë të ditur se kjo parti ka filluar  mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme më 16 korrik lidhur me fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Muajin e kaluar në Bruksel, pa marrë pëlqimin e Kuvendit, dhe pa platformë shtetërore të miratuar nga Kuvendi, është zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërmjet Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Duke e pasur parasysh ndikimin politik që ka ky dialog dhe marrëveshja eventuale që del nga ai do ta ketë në procesin e shtetndërtimit, zhvillimit, e demokracisë në Republikën e Kosovës, përmes kësaj seance të jashtëzakonshme deputetët nënshkrues do të kërkojnë që diskutimi dhe vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit, për shqyrtim.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …