Kryeministri Haradinaj thotë se reforma në Administratën Publike duhet të përmbyllet në afat optimal

Kryeministri Haradinaj thotë se reforma në Administratën Publike duhet të përmbyllet në afat optimal

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se reforma në Administratën Publike duhet të përmbyllet në afat optimal në mënyrë që t’i hapet rrugë finalizimit të tri ligjeve, të cilat kanë të bëjnë administratën publike.

“Reforma në Administratën Publike duhet të përmbyllet në afat optimal. Me qëllim të përshpejtimit të procesit të finalizimit të tri ligjeve, të cilat e rregullojnë administratën publike në Kosovë, zhvilluam takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Shefen e Misionit të BE-së, Nataliya Apostolova. Institucionet e Kosovës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, janë në proces të finalizimit të pakos së ligjeve, që është shtyllë e funksionimit të shtetit dhe ndërlidhet me Agjendën e Reformave Europiane”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …