Ish ministri i Pushtetit Lokal nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati ka thënë se Kosova ka nevojë për ekip të unitetit në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. Ai ka theksuar më tutje se ky ekip i unitetit duhet të jetë vendimmarrës dhe anëtarët e tij duhet të jenë të barabartë. “Të gjitha subjektet politike duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon në këtë proces të dialogut me Serbinë. Subjektet politike duhet të gjejnë një konsensus rreth këtij procesi ani pse ka pranuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë për shkak të humbjes së besimit në mes të subjekteve politike” ka deklaruar në mes tjerash ish deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …