Vetëvendosja njofton se lideri i saj, Albin Kurti është pritur në takim nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në Itali si dhe për politikat e BE-së për Kosovën dhe rajonin. Lidhur me vazhdimin e dialogut me Serbinë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se fillimisht duhet të ketë një raport për 33 marrëveshjet e arritura deri më tani me Serbinë sepse nuk nuk mund të ketë demokraci pa llogaridhënie, dhe nuk mund të ketë llogaridhënie pa raporte. Ai ka shtuar më tutje se Kosova ka nevojë për një platformë me parime dhe objektiva të qarta për Kosovën, platformë e cila do mund të nxirrej përmes zhvillimit të një dialogu të brendshëm me aktorët e ndryshëm socialë, ekonomikë dhe politikë në Kosovë. Për më shumë, u theksua fakti që dialogu me Serbinë nuk mund të lejohet të drejtohet nga një person i delegjitimuar si presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka shfrytëzuar dialogun për interesa personale në dëm të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …