Mediet serbe njoftojnë se Brukseli mua mund t’ia lehtësoj Kosovës rrugën integruese në Bashkimin Evropian. Gazeta serbe “Vecernje Novosti”, njofton se procesi i ri i vendim-marrjes në Bashkimin Evropian i paralajmëruar nga euro-komisionari për Zgjerim, Johanes Han, mund ta shkurtoj rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën. Kjo mund të arrihet duke ndërmarr masa që të mos jetë e nevojshme konsensusi i të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian për integrimin e Kosovës, pavarësisht qëndrimit të shteteve anëtare që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Vendim për koncesione të caktuara ndaj Kosovës mund të bëhet pa pëlqimin e shteteve që nuk e njohin Kosovën, shkruan në mes tjera në gazetën serbe “Veqernje Novosti”.
Kontrolloni gjithashtu
Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …