Është zbuluar pllaka përkujtimore ku në të janë gdhendur në mermer luftëtarët, Kamer Loshi dhe Murat Loshi

Është zbuluar pllaka përkujtimore në të cilën janë gdhendur në mermer luftëtarët, Kamer Loshi dhe Murat Loshi

Është zbuluar pllaka përkujtimore ku në të janë gdhendur në mermer luftëtarët, Kamer Loshi dhe Murat Loshi. Vepra dhe heroizmi i tyre u vlerësua lartë, duke e quajtur edhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme që luftuan për çlirimin e Kosovës. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se vendi i madh, nderi dhe krenaria kombëtare i përket luftëtarit dhe guximtarit, Kamer Loshi, i cili luftoi pa u lodhur fare për ta dëbuar armikun nga vatrat stërgjyshore. Ai shtoi se vepra dhe heroizmi i treguar në atë periudhë ishte fuqi e jashtëzakonshme për mobilizimin e gjeneratave të reja për luftërat çlirimtare.

Në këtë manifestin ishte i pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, Zijadin Sela, i cili tha se figura të tilla si Kamer Loshi dhe Murat Loshi nuk i kanë munguar kombit tonë dhe nuk do t’i mungojnë edhe në të ardhmën. Sela shtoi se tani është periudha e ndërtimit të Kosovës, derisa beson se në të ardhmen do të ndërtojnë lapidare, jo vetëm për ata që mbrojtën Kosovën, por edhe ata që ndërtuan Kosovën dhe i japin vendin e merituar në mesin e vendeve të civilizuara të botës. Nipi i Murat Loshit, Ferat Loshi, falënderoi të gjithë për këtë lapidar duke thënë se veprat e Kamer e Murat Loshit duhet t’i ruajnë me përkushtim e ndershmëri. Ndërsa profesor Bedri Tahiri foli për veprën dhe luftën e Kamer e Murat Loshit duke kujtuar heroizmin e tyre përballë ushtrisë serbe. Ai tha se për figurat e këtyre dy trimave do ta nxjerrë një libër vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti

Për shkak  të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …