leoni

Ka filluar asfaltimi i rrugës dhe rrugicave në fshatin Gaçkë

Banorët e fshatit Gaçkë të komunës së Ferizajt i janë gëzuar shumë asfaltimit të rrugës kryesore dhe rrugicave në këtë fshat. Ata janë shprehur tejet mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt, që po bën rregullimin e infrastrukturës rrugore. “Kemi pasur probleme të shumta të rrugës, ka pasur baltë dhe gjatë sezonit të dimrit, kjo rrugë ka qenë e pa kalueshme. E falënderojmë kryetarin Agim Aliu, që edhe përkundër vështirësive financiare po na mundëson që të kemi një jetë shumë më të mirë”, është shprehur Agim Musliu, banor i fshatit Gaçkë. Nga afër punimet në këtë rrugë i ka përcjellë edhe drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi së bashku me mbikëqyrësit e këtij projekti. Ai është shprehur se cilësia e punimeve në asfaltimin e rrugës kryesore dhe rrugicave në fshatin Gaçkë është më e mirë se sa viteve të kaluara. Asfaltimi i rrugëve në fshatin Gaçkë ka një kosto prej 244 mijë euro, ndërsa një gjatësi prej afër 3 kilometra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …