Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e tij. Ai duke e konfirmuar një vendim të tillë, për lajmi.net sot tha se arsyeja e dorëheqjes është dinamizmi i punëve në këtë ministri, që sipas tij po ndikohet nga partitë tjera. E lidhur me vendimin e zëvendësit të tij, ka reaguar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ai ka thënë se nuk i di arsyet e një vendimi të tillë, mirëpo duhet të shikohet më gjerësisht ngase një gjë e tillë mund të jetë e ndikuar nga dikush për arsye të ndryshme. “Nuk e kam idenë se si ka ardhur puna deri këtu, por nuk kam ende koment për këtë punë, sepse kjo më shumë më duket se është e nxitur prej dikujt, për me e dëmtu imazhin edhe timin personalisht edhe të Ministrisë edhe të AKR-së”, është shprehur Lluka. Lidhur me arsyetimin e zëvendësministrit Beka, Lluka tha se ministria që ai drejton ka dinamizëm të punëve si rrallë ndonjë ministri tjetër në qeverinë Haradinaj. “Dinamizmin që e ka pasë MZHE-ja rrallë ndonjë ministri e ka, dhe duhet të shohim ku është problemi më thellësisht dhe ta nalizojmë pak më gjerësisht”, përfundoi Lluka.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …