Universiteti Publik “ Hasan Prishtina”, pas shpalljes se konkursit për pranimin e studentëve të rinj për vitin e ri akademik 2018/2019, deri me tani ka pranuar rreth njëmbëdhjetë mijë aplikacione dhe nuk është shënuar as një problem në procedurat e aplikimit. Këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, është vërejtur një interesim i të rinjve për drejtimet si gjuhë gjermane, shkenca kompjuterike dhe në disa drejtime bujqësore, theksoi drejtori për Teknologji Informative në UP, Isak Shabani. Në të gjitha universitetet publike të vendit kandidatët e rinj po vazhdojnë të aplikojnë për pranimin e tyre në programet e shpallura në konkurs. Ndërkohë, universiteti më i madhi në vend, “Hasan Prishtina”, deri me tani ka pranuar rreth njëmbëdhjetë mijë aplikacione, dhe nuk është shënuar ndonjë problem gjatë procedurave të aplikimit,ka thënë ai. Po ashtu, Shabani tha se këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, vërehet një interesim me i madh nga të rinj për shkenca kompjuterike, për disa drejtime bujqësore dhe për drejtimin e gjuhës gjermane. Ndoshta kjo po ndodh për arsye se tregu i punës po i kërkon dhe mundësia për të lëvizur në vendet e tjera. Disa programe ende mbesin deficitare. Konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik. Kandidatët do t’i nënshtrohen provimit pranues më 19, 20 dhe 21 korrik.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …