leoni

Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Bilall Sherifi: Besoj se pozita dhe opozita do ta arrijnë një konsensus për fazën finale të dialogut me Serbinë

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, beson se pozita dhe opozita do ta arrijnë një konsensus për fazën finale të dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se bashkëpunimi i pozitës me opozitën për këtë çështje nuk ka alternativë. Sherifi ka treguar se Nisma nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje, duke insistuar në arritje të konsensusit. Sipas tij, vetëm krijimi i një ekipi të unitetit mes subjekteve politike do të ishte adekuat përballë sfidave që e presin Kosovën në këtë fazë të fundit të dialogut. Sherifi ka theksuar se faza e konsultimeve mes partive politike ende nuk ka përfunduar, duke shprehur besimin në gjetjen e një formule të përbashkët pozitë-opozitë, edhe për platformën dhe formatin e dialogut me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …