Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate në një emision televiziv, ka folur për zhvillimet aktuale në vend dhe po ashtu edhe për disa çështje të tjera. Limaj ndër të tjerash ka përmendur se shteti i Kosovës duhet t’i bëjë disa ndryshime të Ligjeve. Sipas tij, Ligji për veteranët e Luftës së UÇK-së të cilëve nuk iu lejohet të punojnë në institucione private, është gabim. Ai thotë se askund në Perëndim nuk iu ndalohet të punohet në puna vullnetare. “Një veteranë që i mer 170 euro pension, nuk ka të drejtë të punojë edhe dikun tjetër në Kosovë, është e ndaluar me Ligj. Nuk duhet të jetë kështu s’është e drejtë t’i ndalohet të punojë më shumë pra në një institucion privat, ska as në Perëndim kështu sidomos në Amerikë, paramendojeni përmes tatimeve gati veterani e pagun këtë pjesën që e merr pensionin”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …