Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza, i cili ka refuzuar marrjen e pagës me rritje qind për qind. I mllefosur për këtë veprim të arsyeshëm dhe popullor të ministrit, Haradinaj i ka përmendur atij kohën kur në krye të Bankës Qendrore të Kosovës ka marrë pagën 4000 euro në muaj. “Asnjë ministër sun më kallxon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kërkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend”. As kryeparlamentari e presidenti i vendit, nuk mund t’i tregojnë çka të vendos nëpërmjet ministrave. “As Kadria e as Hashim sun më kallxojnë çka me bo nëpërmjet ministrave”, deklaroi Ramush Haradinaj, për “Tribuna”.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …