leoni

Shpend Ahmeti

Lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti: Kosova meriton të mos jetë e izoluar dhe të jetë e barabartë me shtetet e tjera të Ballkanit

Lideri i PSD-së njëherit kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë së se Kosova sot do të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Qytetarët tanë e meritojnë të jenë të lirë dhe ata nuk duhet ta paguajnë dënimin e të korruptuarve. Ahmeti ka theksuar së ky proces do të merr epilog në Këshillin e Ministrave në vjeshtë.

“Kosova do ta merr sot rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Pa marr parasysh kriterin e fundit, Kosova meriton të mos jetë e izoluar dhe të jetë e barabartë me shtetet e tjera të Ballkanit. Qytetarët nuk duhet ta paguajnë dënimin e të korruptuarve. Ata duhet të paguajnë dënimin vetë dhe për këtë duhet të luftojmë të gjithë. Duhet ta kemi parasysh që kjo nuk është fundi i procesit. Parlamenti Evropian është shumë pozitiv për liberalizim, por beteja më e madhe do te zhvillohet në Këshillin e Ministrave në vjeshtë kur për shkak te krizave me refugjatë dhe zgjedhjeve për PE shtetet janë tepër skeptike. Vizat duhet të liberalizohen sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë. Të gjithë duhet të punojmë në lobim, jo për ti dhënë kredite kësaj qeverie që duhet të largohet sa më shpejtë, por për ti dhënë mundësi Kosovës të ndihet më e lirë dhe më e barabartë”, ka shkruar Ahmeti.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …