Rikthehen kolonat e gjata në dalje të Kosovës, bashkatdhetarët presin deri në shtatë orë në pikat kufitare

Dogana e Kosovës merr masa për lehtësimin e qarkullimit të bashkatdhetarëve në pikat kufitare të kalimit

Duke marr marrë për bazë objektivat e Doganës se Kosovës lidhur me krijimin e lehtësirave dhe ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe profesionale me rastin e aplikimit te procedurave doganore,si në procedurën e zhdoganimit te mallrave ,ashtu edhe me rastin e kalimit të mallrave dhe udhëtarëve përmes Pikave te Kalimit Kufitar, duke u nisur gjithnjë edhe nga praktikat që tani ka krijuar Dogana e Kosovës në raport me trajtimin e bashkatdhetarëve dhe kryerjen e procedurave nga fushë-veprimtaria doganore. Në zbatim të pikave të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës NR. 06-R-12 datë 06.07.2018 e aplikueshme për periudhën 15 korrik 2018 deri me 15 shtator 2018, Udhëzohet i gjithë stafi operativ i Doganës së Kosovës që operon në kuadër të pike kalimeve që me rastin kryerjes se detyrave te punës,ushtrimin e mandatit tyre te përcaktuar me ligj ta bëjnë ne frymën e Rezolutës se Kuvendit te Republikës se Kosovës nr. 06-R-12 dt 06.07.2018. Ne lidhje me këtë secili zyrtarë doganor duhet te përkujdeset qe :

  • I gjithë procesi i punës te zhvillohet shpejt duke treguar azhuritet në kryerjen e procedurave te rregullta kufitare.
  • Te gjithë personat qe qarkullojnë përmes PKK, ne veçanti bashkatdhetarët tanë të trajtohen në mënyrë profesionale.
  • Udhëheqësit e PKK duhet te përkujdesen qe përmes menaxhimit me efiqiencë te rrezikut te reduktojnë ne maksimum procedurat e përditshme të kontrollit;
  • Rastet kur bashkatdhetarët bartin me vete mallra, te vlerësohen shpjet dhe ne mënyrë te drejtë.
  • Në rastet e veçanta dhe sipas diskrecionit ligjor të merret vendim lidhur me trajtimin e tyre pa shkaktuar situata të cilat pengojnë qarkullimin dhe lehtësimin e lëvizjes se mallrave dhe udhëtareve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …