Vetëvendosje

Vetëvendosja kundërshton pjesëmarrjen e kryetarit Hashim Thaçi në procesin e dialogut me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të kundërshtojë pjesëmarrjen e kryetarit Hashim Thaçi në procesin e dialogut me Serbinë, duke veçuar se ekipi i sotëm është i pamandatuar dhe nuk mund të negociojë për Kosovën. Sot një delegacion me krerët më të lartë shtetërorë, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, pra me personat më kontraversë në vend, kanë shkuar në Bruksel për të nisur fazën përmbyllëse të negociatave politike me Serbinë, si dhe për ta tregtuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Përzierja e këtyre dy temave është në vetvete kriminale, si dhe momenti i zgjedhur për lëshimet që ia bëjnë Serbisë e Vuçiqit duke i fshehur ato nën lajmin rreth liberalizimit të vizave. Sikur nuk mjaftoi dorëzimi i 8200 hektarëve, tash duhet Kosova të bëjë edhe lëshime të tjera prej sovranitetit të saj”, thotë VV në një reagim dërguar medieve.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …