Prof.h.c Max Brym

Max Brym: Shqipëria e Kosova kanë nevojë për kuadro dhe sistem tjetër të përkujdesjes shëndetësore në atdheun e tyre

Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) dëshiron të rekrutojë specialistë të Evropës Juglindore, në luftën kundër mungesës së personelit. Sidomos në Kosovë dhe Shqipëri ekziston një potencial i lartë i profesionistëve të rinj, tha ai për “Bild am Sonntag”. “Arsimimi shëndetësor shpesh është më i mirë se sa ne mendojmë.” Por ka probleme të theksuara në dhënien e vizave: “Ajo që më dëshpron: këta kuadra të arsimuar shpesh duhet të presin dhjetë muaj për një vizë gjermane, të cilën gjë ne duhet ta përshpejtojmë”. Gjithashtu edhe njohja e kualifikimeve profesionale të huaja zgjat tepër shumë.

Spahn vuri në dukje se na duhen deri 50,000 punonjës shëndetësie shtesë. “Jemi të detyruar të kërkojmë edhe jashtë vendit.” Është e pamundur të drejtosh një spital ose shtëpi pleqsh në Gjermani pa infermierë të huaj”.

Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë dhe Kosovën?

Në Kosovë nuk ka as njëlloj sigurimi shëndetësor. Njerëzit duhet të paguajnë vet çdo trajtim mjekësor ose të vdesin. Situata në Shqipëri është e ngjashme. Tashmë disa vite me radhë, “Agjencia Federale e Punësimit” ka reklamuar në Kosovë me reklama të mëdha në gjuhën shqipe posaçërisht për specialistë në fushën e mjekësisë si dhe për specialistë të shkencave kompjuterike. Me këtë dëshirohen të tërhiqe kuadro profesioniste si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Qeveria mafioze e Kosovës po feston planet jo aq të reja të lobistit të industrisë farmaceutike gjermane, nga Ministria e Shëndetësisë Jens Spahn. Kjo nuk është rastësi. Në Kosovë dhe Shqipëri do të zvogëlohej presioni i kazanit (të nxehtë R.V.). Përkujdesja shëndetësore në Shqipëri vazhdon të privatizohet, në fakt Kosova nuk ka përkujdesje (të kënaqshme R.V.) shëndetësore publike. Planet e Jens Spahn-it nënkuptojnë: “Ej ju shqiptarë, ne jo vetëm që po ju plaçkisim kuadrot, por ne po kujdesemi që asgjë të mos zhvillohet tek ju. Ne ua rrëmbejmë mjekët dhe motrat medicinale. Festojeni këte si një kontribut tuajin për integrimet europiane. “Në të njëjtën kohë, infermierët nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani duhet të jenë kryesisht pa të drejta. Ministri Federal i Punës, Hubertus Heil (SPD) dëshiron të mundësoj një leje qëndrimi gjysmë vjeçare, për kërkim pune për infermieret e huaja . “Të huajt që dëshirojnë të punojnë si infermierë duhet të lejohen që të vijnë për një gjysmë viti në Gjermani. Kushti: Ju nuk merrni asnjë qindarkë nga sistemet sociale, dhe në qoftë se brenda gjashtë muajsh nuk gjeni punë duhet të ktheheni”. Ergo skllevër pune për sistemin katastrofal të shëndetësisë gjermane. Si rezultat, presioni mbi punonjësit shëndetësor në Gjermani po rritet. Vetëm ngritjet e mëdha të pagave, shkurtimi i orarit të punës dhe punësimet e reja mund të ndryshojnë situatën. Shqipëria dhe Kosova të mos shqetësohen për të ardhmen e tyre. Inernacionalizmi do të thotë të kundërshtosh transferimin neo-liberal kapitalist të punës. Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për kuadro dhe për një sistem rrënjësisht të tjetër të përkujdesjes shëndetësore në atdheun e tyre. “Shëndetësia gjermane” duhet të lirohet nga sistemi i profitit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …