Komuna e Malishevës do të bashkëpunoj me Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Në Komunën e Malishevës, për një vizitë pune ka qëndruar Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit i udhëhequr nga Sherif Zejnullahu, ku është takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa temë e takimit ishte njohja me punën e këshillit dhe çështje tjera, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka vlerësuar punën dhe rolin e këshillit dhe ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për bashkëpunim me këtë këshill, me qëllimin e vetëm, që konsumatori të jetë i mbrojtur gjatë konsumit të përditshëm. Ndërsa Sherif Zejnullahu nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, pasi e prezantoi punën dhe detyrimet që kanë, paraqiti edhe idenë e hapjes së një zyre për konsumatorët, me qëllim që konsumatorit të mund të marrë këshillat e nevojshme, apo edhe ti paraqes rastet e shkeljes së të drejtës së konsumatorit. Në këtë takim, morën pjesë edhe udhëheqësi i shoqatës për mbrojtje të konsumatorit, Selatin Kaçaniku, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …