MINISTRI PAL LEKAJ MBAJTI TAKIM ME BERZH-IN DHE KRYETARIN E KOMUNËS SË GJAKOVËS, ARDIAN GJINI

Me qëllim të koordinimit të mjaftueshëm mes Ministrisë së Infrastrukturës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Komunës së Gjakovës, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim dy përfaqësues të BERZH-it dhe Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Pika kryesore mbi të cilën u zhvillua ky diskutim, ishte përforcimi dhe ngritja e stadit të zhvillimeve për projektet infrastrukturore në Komunën e Gjakovës. Ndër projektet e shumta të rrugëve lokale dhe regjionale të Gjakovës, u diskutua për ato projekte të cilat shihen më me prioritet si për komunën, njëjtë edhe për ministrinë dhe kanë nevojë për mbështetje dhe angazhim më të madh. Ashtu siç është nënshkruar edhe në memorandumin e mëhershëm për bashkëpunim mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Gjakovës, Ministri Lekaj pohoi se Ministria e Infrastrukturës është e gatshme t’i ofroj mbështetje projekteve infrastrukturore, për të cilat Komuna e Gjakovës nuk ka kapacitet të mjaftueshëm t’i kryej. Meqë rrugët në gjithë Kosovën janë në të mirë të të gjithë qytetarëve, Lekaj gjatë këtij takimi tha se Ministria e Infrastrukturës do të bëjë më të mirën e mundshme që këto projekte të përfundohen sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të mos ketë stërzgjatje të panevojshme, pavarësisht procedurave të cilat ndonjëherë shkaktojnë edhe vonesa. Në fund të këtij takimi, subjektet në fjalë u dakorduan që të kenë një lloj qasjeje të sinkronizuar të të gjithë dikasterëve, të cilët janë të kyçur në projektet infrastrukturore në Komunën e Gjakovës, në çfarëdolloj mënyre. Të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellë dhe, pa marrë parasysh pengesat e ndryshme, të jenë të gatshëm të rezultojnë pozitivisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …