Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar në lidhje me dhënien e rekomandimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka uruar që Këshilli dhe Parlamenti Evropian të mos mendohen, po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën.
“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, ka shkruar Rama në një postim të tij.