Nga Brukseli Thaçi, Veseli, Haradinaj, Pacolli e Gashi sollën lajmin për rekomandimin pozitiv që Kosova mori nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave. Liderët shtetëror në fjalët e tyre më të arritur në aeroportin “Adem Jashari” u shprehën të lumtur me këtë arritje, duke theksuar se është lajm historik për vendin. Kryetari Thaçi u shpreh optimist se liberalizimi i plotë i vizave do të bëhet deri në fund të vitit. Ai i falënderoi të gjitha institucionet për punën e tyre që Kosova ta marrë këtë rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian. Ndërsa kryeparlamentari Veseli në fjalën e tij kërkoi nga subjektet politike që të vazhdojnë të jenë të unik duke e ftuar edhe opozitën që t’i bashkohet vendimeve të mëdha për shtetin. Kurse kryeministri Haradinaj këtë lajm e cilësoi si një sukses që është arritur pas shumë mundimeve. Edhe zëvendës-kryeministrat Pacolli, Limaj e Gashi duke e vlerësuar si proces pozitiv të Kosovës kërkuan për vazhdimin e unitetit politik.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …