PSD-së kërkon që sot në Kuvendin e Kosovës të diskutohet për çështjen e dialogut me Serbinë

Visar Ymeri kërkon që sot në Kuvendin e Kosovës të diskutohet për çështjen e dialogut me Serbinë

Grupi Parlamentar i PSD-së ka propozuar sot që në Kuvendin e Kosovës të vihet si pikë e rendit të ditës, çështja e dialogut me Serbinë. Visar Ymeri e ka bërë këtë kërkesë në fillim të seancës së sotme duke thënë se arsyeja është se dialogu me Serbinë po vazhdon nga zyra e presidentit ndërkohë që siç tha, Kuvendi është totalisht i anashkaluar nga vendimmarrja. “Dua ta ngris një çështje urgjente që ta kemi pikë të rendit të ditës, që është dialogu me Serbinë e cila po vazhdon nga zyra e presidentit dhe në të cilin Kuvendi është totalisht i anashkaluar nga vendimmarrja. Në mbështetje të nenit 65 të rregullores paraprake, ta diskutojmë sot si çështje urgjente e më pas do të propozojmë rezolutë, e ne propozojmë që vendimmarrja t’i bartet Kuvendit”, ka thënë Ymeri. Grupet parlamentare të LDK-së dhe VV-së e kanë mbështetur propozimin ndërkohë që PDK-ja, AAK-ja e NISMA jo

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …