Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kritereve për kategorizimin e rrugëve, udhëzim ky që deri me tani nuk ka gjetur zbatim sipas ministrit. Ai ka thënë se ky dokument parasheh kategorizimin e rrugëve të reja apo ekzistuese për Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rrugë Regjionale dhe për këtë nga sot ministria do do t’i nxjerr në teren komisionet të cilët do të bëjnë rikategorizimin e rrugëve.
“Nënshkrova Udhëzimin Administrativ mbi përcaktimin e kritereve dhe procedurave për kategorizimin e rrugëve Ky Udhëzim Administrativ përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për kategorizimin e rrugëve të reja apo ekzistuese për Autoudhë, Rrugë Nacionale (N), dhe Rrugë Regjionale (R). Deri tani, Udhëzimi Administrativ që ishte në fuqi nuk e ka luajtur rrolin e vet dhe nuk është implementuar fare, nga sot e tutje do të nxjerrim në teren komisionet të cilët do të bëjnë rikategorizimin e rrugëve. Me ketë kategorizim do të ndihmohen edhe Komunat të cilat deri tani kanë patur shumë rrugë e pak mundësi për mbikqyrje dhe mirëmbajtje”, ka shkruar Lekaj.