Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se nëse Kosova do kompromis me Serbinë, nuk mund të vërë qëllime maksimaliste siç është pavarësia. Nëse duan që të arrihet te kompromisi, të gjithë duhet të krijojmë atmosferë për kompromis e jo të vëmë qëllime dhe kërkesa maksimalsite. Duke komentuar dialogun e Brukselit dhe deklaratat e Hashim Thaçit, ai ka thënë se e gjitha ka qenë shfaqej për opinionin e Kosovës marrë para sysh se e gjithë udhëheqja e Prishtinës ka shkuar në Bruksel. Daçiq thotë se Thaçi do dialog dhe përpiqet për kompromis, por nuk po e përkrahin të tjerët. Duke komentuar lajmin se Amerika po i armatos Forcat e Sigurisë së Kosovës, Daçiq ka thënë se kjo nuk e çudit pasi bëhet fjalë për aleatë të vjetër ndërsa ka shtuar se me Rezolutën 1244 nuk parashihet që Kosova të ketë Ushtri dhe se e vetmja ushtri duhet të jetë KFOR-i. Ai ka shtuar se kjo ndihmë amerikane për Kosovën nuk mund të shihet si miqësi për Serbinë dhe kjo do të jetë temë e tij me zyrtarë amerikanë gjatë takimeve në javën e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …