Takimi i KEDS-it me komune e Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtorin e Urbanizmit Ramë  Melaj, kanë pritur në takim drejtorin për investime të projekteve në Kosovë nga kompania KEDS, Hasan Öz me bashkëpunëtor. Qëllimi i këtij takimi ka të bëj lidhur më investimet që kanë ndodhë dhe do të ndodhin për përmirësimin e rrjetit Elektrik në territorin e Komunës së Deçanit. Nga kryetari Ramosaj u kërkua që të bëhet elektrifikimi i bjeshkëve të Deçanit më qellim të zhvillimit të turizmit konkretisht rrjetit elektrik në Bjeshkën e Belegut. Nga drejtori Hasan Öz  u premtua se brenda vitit 2018 do të zhvillohen proceduarat për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e rrjetit elektrik në Bjeshkën e Blegut, po ashtu u premtua se punimet do të nisin në vitin 2019. Gjatë këtij takimi u bë e ditur se KEDS-i  është duke punuar në rregullimin e rrjetit elektrik në disa fshatra të komunës së Deçanit ku vetëm brenda vitit 2018 shuma investimit arrin vlerën në 2 milion euro. Njëkohësisht kryetari Ramosaj, kërkoi që për fshatrat Ratishë, Dashinoc dhe Baballoq të përmirësohet gjendja e rrjetit elektrik mbase është vjetruar tej mase. Po ashtu Ramosaj ofroi përkrahjen në zhvillimin e projekteve dhe evitimin e pengesave eventuale gjatë realizimit  të projekteve në Komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …