leoni

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUES TË BANKËS BOTËRORE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi,ka pritur në takim një ekip nga Banka Botërore, të prirë nga Joel Reyes, Specialist i arsimit të lartë dhe zhvillimit institucional në Bankën Botërore, me të cilët ka biseduar për zbatimin e Projektit ESIP. Në këtë takim u bisedua për rishikimin e planeve dhe përparimet në zbatim të Projektit në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti dhe u tha se Banka Botërore dhe MAShT do të rishikojë strategjinë e monitorimit të projekteve dhe përgatitjen e projekteve për vlerësimin afatmesëm që do të finalizohet deri në nëntor të këtij viti. Ministri Bytyqi falënderoi Bankën Botërore për investimet që ka bërë vazhdimisht në sistemin arsimor në Kosovë, që janë në përputhje me angazhimet dhe synimet e MAShT për ngritjen e cilësisë në arsim. Në takim u bisedua gjerësisht për komponentet e Projektit, me theks të veçantë për procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve që fillon në shtator, si dhe për projekte tjera të mundshme për të cilat Banka Botërore shprehu gatishmërinë për mbështetje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …