Hoxha: Qëndrimet e Sholtes dhe Fajon rikonfirmojnë vizionin dhe besimin tonë, në punën e përbashkët me BE-në

Ministrja Hoxha shprehet e sigurt se procesi i liberalizimit të vizave me BE-në do të përmbyllet sivjet

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se procedurat e mëtejshme të vendimmarrjes në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave do të nisin në vjeshtën e këtij viti. Ajo është shprehur e sigurt se procesi i liberalizimit të vizave me BE-në do të përmbyllet sivjet. Pavarësisht se Komisioni Evropian publikoi para dy ditësh rekomandimin pozitiv për vizat, procesi i liberalizimit për Kosovën ende nuk ka përfunduar. Përkundrazi, për të ardhur deri te heqja e regjimit të vizave duhet të jepet edhe “drita jeshile” e dy institucioneve të tjera të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave. Teksa ka folur lidhur me këtë çështje, Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka thënë për gazetën “Zëri” se procedurat e mëtejshme të vendimmarrjes në këto dy institucione do të nisin në vjeshtën e këtij viti. Me këtë rast ajo është shprehur e vendosur se ky proces do të përmbyllet sivjet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …