Një delegacion i Odës së Afarizmit të Kosovës është pritur në takim nga drejtori i Shoqatës se Bankave të Kosovës

Një delegacion i Odës Afariste është pritur në takim nga drejtori i Shoqatës se Bankave të Kosovës

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës u prit në takim nga drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija dhe zyrtari i lartë i operacioneve Kreshnik Kosumi. Qëllim i këtij takimi ishte njohja nga afër e të dyja palëve dhe diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, në çështjet që janë me interes të përbashkët. Në këtë takim njoftues mes OAK dhe SHBK, u diskutua lidhur me aktivitetet e të dy organizatave dhe mënyrën se si bashkarisht mund të japim kontribut në klimën e të bërit biznes në vend. Të dyja palët theksuan rëndësinë e koordinimit në çështje specifike, në mënyrë që vendi të ketë oferta atraktive për investitorët dhe në parim u pajtuan me disa pika të cilat janë me interes të përbashkët dhe lanë të hapura mundësitë e një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen. OAK në këtë takim u përfaqësua nga: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elshani, pronari i kompanisë Meka Burim Piraj dhe koordinatorja Donika Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …