Vendimi i MTI-së për vendosjen e një mase prej 30% për prodhimet që importohen në Kosovë ka shkaktuar reagime

Vendimi i MTI-së për vendosjen e një mase prej 30% për prodhimet që importohen në Kosovë ka shkaktuar reagime

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e një mase prej 30% për prodhimet bujqësore që importohen në Kosovë, ka shkaktuar reagime të ashpra në disa shtete fqinje. Kritika dhe kërcënime ka pasur më së shumti nga Maqedonia, të cilët kanë paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit ndaj produkteve të Kosovës. Së fundi është ministri i Bujqësisë në Maqedoni, Ljupço Nikollovski i cili ka kërkuar nga Kosova që ta tërheq vendimin për mbrojtjen e produkteve vendore. “Kosova ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe është vendim i paqartë juridikisht dhe formalisht”, ka thënë Nikollovski.

Por këto akuza nga Maqedonia, ministri  Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani, thekson se vetë fakti që Maqedonia ka  dhjetëfishin e  eksportit të saj ndaj Kosovës, tregon se kjo gjendje nuk durohet.  Ne kemi marrë vendim me bazë ligjore që mund t’ua argumentojmë Maqedonisë dhe çdo pale tjetër që ka bazë ligjore për të marrë vendim. S’kemi marrë vendim në shenjë revolte dhe kundër asnjë shteti. Qëllimi është me i mbrojt prodhuesit tanë, thotë ministri, Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …