Gendaij Sisojev: Mund të pritet fundi i politikës së qëndrimit të Beogradit zyrtar në dy karrige

Genadij Sisojev: Mund të pritet fundi i politikës së qëndrimit të Beogradit zyrtar në dy karrige

Korrespondenti i Komersantit rus për Ballkanin, Genadij Sisojev i ka thënë agjencisë së lajmeve të Beogradit, Beta, se tani mund të flitet për herë të parë se Moska drejtpërdrejt deklarohet kundër marrëveshjes midis Beogradit e Prishtinës që po bëhet gati në Bruksel. “Moska jo vetëm që kundërshton këtë, por edhe ia tërheq vërejtjen Beogradit për mundësinë e pasojave negative të këtij hapi. Moska është e bindur se pas arritjes së marrëveshjes do të hidhet poshtë Rezoluta 12 44 e Këshillit të Sigurimit të OKB, se i hapet rruga edhe Kosovës, edhe Serbisë drejt NATO-s, e po ashtu rritet rreziku për dezintegrimin e mëtejshëm të Serbisë. Pasi thekson se nëse Vuçiq pranon marrëveshjen rrezikon përkeqësimin e raporteve me Rusinë, e nëse nuk nënshkruan mund të presë ngrirjen e marrëdhënieve me BE-në, ai konkludon “Atëherë do të jetë fundi i politikës së qëndrimit të tij në dy karrige.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …