Disa medie të Zvicrës shkruajnë për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Veriut të Kosovës të banuar nga rreth 40 mijë serbë dhe tri komunave shqiptare në jug të Serbisë, të banuar nga 70 mijë shqiptarë. Prej kohësh diskutohet mundësia e shkëmbimit të territoreve. Shqiptarët në jug të Serbisë kërkojnë prej kohësh të njëjta të drejta si serbët në Kosovë. Reciprocitet tashmë ka sugjerimin e shkëmbimit të territoreve”. Mundësia e shkëmbimit nuk është paraparë nga plani i Ahtisarit, megjithatë kjo mund të legjitimohet nga vetë palët: kosovarët dhe serbët. Në komunat ku preken nga shkëmbimi i territoreve mund të mbahet një “referendum kaskadë” që do të legjitimonte ndarjen me një votë plebishitare. “Ndarja mund të arrihet nëse e lejojnë të gjithë partitë. 19 vjet pas përfundimit të luftës, komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se marrëveshja afatgjate mund të arrihet vetëm përmes ish-armiqve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …