leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhja janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendim për aprovim të planit të veprimit lokal në mjedis, propozim vendim për hartimin e planit të veprimit lokal në Biodiversitet, propozim Rregullorja për përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Jashtë rendit të ditës me propozimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe pas miratimit me vota të shumicës anëtarë kanë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash edhe: propozim vendimin për shpalljen në diskutim publik për propozimin për ndryshimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba të Komunës së Vitisë për vitin 2019, propozim vendimi për shpalljen e diskutimit publik për propozimin e ndryshimit të Rregullores për Tatimin në Pronë të Komunës së Vitisë për vitin 2019 si dhe propozim vendimi për përzgjedhjen e anëtarëve të Komiteteve Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Komitetit për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Vendimmarrje. Megjithatë gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar për Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudha janar-qershor 2018 ku pati mendime të ndryshme nga anëtarët e këtij komiteti konkretisht të pozitës dhe opozitës mbi shpenzimet e bëra gjatë kësaj periudhe. Ndonëse për këtë mbledhje ishte paraparë të diskutohet edhe mbi Raportin e Prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për gjatë gjashtë mujorit të vitit 2018 me kërkesën e shumicës së anëtarëve kjo pikë është shtyrë për mbledhjen tjetër me kusht që të pasurohet me më shumë të dhëna. Ndër tjerash kryesuesi Pira, i ka njoftuar anëtarët edhe me disa rekomandime që kanë dalë nga takimet që ka mbajtur Komiteti për Komunitete. Përndryshe shumica e këtyre pikave që janë shqyrtuar dhe votuar në këtë mbledhje do të shkojnë për shqyrtim në seancën e Kuvendit Komunal i cili do të mbahet gjatë këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …